Shpendi, djali nga Kosova u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother” duke marrë me vete një sekret të rëndësishëm familjar. Ai nuk komunikonte me të atin prej më shumë se një viti. 30-vjeçari nga Prishtina, babai i një vajze 15-muajshe, është i divorcuar dhe ende nuk ka një lidhje të re dashurie. Nëpërmjet një interviste me motrën e tij Kaltrina, ne arritëm të zbulonim arsyen e konfliktit familjar të Shpendit dhe detaje të tjera të jetës së tij, i cili sipas së motrës, është djalë shumë i ndjeshëm. “Shpendi është pika e dobët e femrave. Vajza që mund të jetë në shijet e tij, është Elena, ndoshta dhe Eldora. Jonilda nuk besoj”, - rrëfen e motra.
Cila ka qenë arsyeja që Shpendi nuk flet me babain tuaj? Për çfarë janë zënë?
Për arsye pune. Shkaku i zënkës kanë qenë çështjet e biznesit. Me sa di unë, janë zënë për disa punëtorë.
Kush e ka mbajtur inatin, që kanë kaluar 1 vit pa folur?
Të dy nuk kanë marrë iniciativën për t’u sqaruar. Mirëpo Shpendi, duke qenë tip shumë i ndjeshëm, e mban gjatë inatin dhe është kokëfortë. Nuk është se ata nuk komunikonin fare me njëri-tjetrin. Flisnin zyrtarisht ose për çështje pune, por nuk janë ulur më që të bisedojnë nga afër dhe të sqarohen.
Babai juaj i dërgoi një letër... Ka në plan ndonjë surprizë tjetër për t’u pajtuar nga afër?
Letra ka qenë reale. Babai i ka shkruar vërtet dhe me dëshirën e tij ato fjalë. Mendoj se kjo do të jetë e vetmja surprizë që ai do t’i bëjë Shpendit deri në fund të lojës, sepse nuk do që të përzihet më me mediat. Pastaj babi nuk e konsideron shumë të madhe këtë situatë. Edhe pse kanë pasur një konflikt, ata janë një familje dhe e duan shumë njëri-tjetrin. Është diçka kalimtare që nuk ka rëndësi aq të madhe.
A e ndjek ai të birin? Ishte dakord me vendimin e tij për t’u futur në “Big Brother”?
Të gjithë e ndjekim 24 orë. Babi ishte dakord që Shpendi të futej në “Big Brother”. Duke e ditur që kjo ishte një dëshirë e madhe e tij, ai nuk kundërshtoi në asnjë moment por e mbështeti dhe do të vazhdojë ta mbështesë deri në fund.
Po me vajzën e Shpendit, keni kontakte?
Po sigurisht! E takojmë shpesh dhe e marrim në shtëpinë tonë për të kaluar kohë me të. Akoma nuk e mbajmë për të fjetur, sepse është shumë e vogël dhe natën nuk e zë gjumi pa të ëmën, por gjatë ditës rrimë goxha me të. E duam shumë.
Me nënën e vajzës, pra me ish-gruan e Shpendit, çfarë marrëdhënieje keni?
Nuk kemi asnjë lloj kontakti me të dhe nuk duam të prononcohemi lidhur me këtë histori. Është diçka që i përket së shkuarës dhe neve si familje nuk na takon fare të flasim.
Cila ka qenë arsyeja e ndarjes së çiftit?
Mosmarrëveshjet midis njëri-tjetrit. Kishin keqkuptime, siç kanë edhe shumë çifte të tjera, dhe për këtë arsye u divorcuan. Nuk mund të them detaje të tjera. Nëse vetë Shpendi do të ketë dëshirë, do të flasë për këtë histori kur të dalë nga “Big Brother”.
Ka lënë Shpendi një lidhje dashurie jashtë shtëpisë?
Jo. Ai u fut beqar në shtëpinë e “Big Brother”, përndryshe do ta thoshte. Është djalë shumë i çiltër. Mendoj se së shpejti do ta shohim në një lidhje, sepse Shpendi është pika e dobët e femrave, i ëmbël, i dashur, i sinqertë... Por edhe femrat janë pika e tij e dobët (qesh).
Brenda shtëpisë ai është afruar me Jonildën, dhe më vonë me Eldorën. Duke e njohur, mendon se mund të lidhet me ndonjërën prej të dyjave?
Nuk besoj. Asnjëra prej të dyjave nuk më duken tipi i femrës që mund t’i pëlqejë Shpendit.
Cila prej femrave të shtëpisë mund të jetë në shijet e tij?
Elena i plotëson të gjitha kushtet. Ndoshta mund t’i pëlqejë edhe Eldora, nuk i dihet... Por për Jonildën nuk ma merr mendja.
I ati, letër pajtimi Shpendit
Sekreti që Shpendi u fshihte banorëve të tjerë të shtëpisë u zbulua shpejt. Pasi produksioni u dha mundësinë konkurrentëve të shihnin pamje filmike që tregonin fëmijë që nuk flisnin me prindërit, të gjithë banorët, dhe sidomos Shpendi, u prekën dhe shpërthyen në lot. Këtë e pikasi Iliri, i cili me bindje tha se kishte arritur të zbulonte sekretin e Shpendit, që prej kohësh nuk fliste me të atin. Po ashtu, gjatë spektaklit, produksioni lexoi një letër pajtimi që babai i Shpendit i kishte dërguar të birit. Në të ai shkruante se e ndiqte dhe se do ta mbështeste deri në fund dëshirën e tij të madhe, lojën në “Big Brother”. Po ashtu, ai sqaronte se gjatë puntatës së parë kishte qenë në studio për ta mbështetur, por Shpendi nuk e dinte.
.
Bleona Qereti: Më pëlqen që të këndoj para homosek sualëve
Bleona Qereti, që ndodhet në Angli, ka dhënë një intervistë për portalin “Female First”.
Ajo tregon për këngën e saj “Pass Out”, përgatitur nga Timbaland.Bleona flet për vështirësitë e bashkëpunimit me Timbaland.“
Kur e pashë Timbaland, i thashë se dua të bëj një album. Ai u kthye nga unë dhe më tha: “Si e pate emrin? Balunei? Bolonja? Fillimisht zonjë, tani nuk është koha e albumeve, por e single-ve. Njerëzit nuk bëjnë më albume. E dyta, emri yt nuk është Justin Timberlake, ndaj nuk kam asgjë për të të thënë”.
Por Bleona nuk u step dhe arriti të marrë një bashkëpunim me të famshmin Timbaland.Bleona rrëfen se ka pritshmëri të larta tani.Ajo thotë se nuk ka ndërmend që të përziejë muzikën shqiptare me atë amerikane. Bleona shton se nga Shqipëria ka marrë vlerat e themeleve familjare.Sa u përket projekteve, ajo thotë se shumë shpejtë do të këndojë në festivalin më të madh të homoseksualëve në botë, në Majemi, që quhet “White Party”.“E adhuroj që të këndoj për turmat e homoseksualëve. Ata e dinë se cila është pjesa e bukur e muzikës dance. Ju premtoj se do bëj shfaqjen më të mirë dhe do të mposht Lady Gaga-n, Ke$ha-n dhe Mary J Blige që kanë kënduar në këtë festival,” thotë krenare Bleona.
Ooh la la: Jennifer Lopez është një mama shumë se ksi (FOTO)
Ajo mund të jetë mamaja e dy fëmijëve, por gjithmonë di të jetë tërheqëse.Jennifer Lopez është fotografuar në një ditë pazari me fëmijët, ndërsa veshur mbante një bluzë të tejdukshme, që ekspozonte recipetat rozë. Mbi bluzë është shkruar “Je t’aime”.43- vjeçar është fotografuar në Calabasas, Kaliforni.
Me këtë fustan Kim Kardashian ngjan e mrekullueshme (FOTO)
Prej disa javësh, Kim Kardashian ishte mbuluar me kritika për shkak të veshjeve që zgjidhte.Tanimë barku ka nisur që të fryhet dhe shtatzëna Kim zgjidhte rroba shumë të ngushta.Por duket se ajo ka ndryshuar stilist, pasi është shfaqur në publik me një fustan, që nga mediat është cilësuar si i mrekullueshëm.
Ernest Meholli perfundon filmin “Gone Back”
Regjizori Ernest Meholli, kete vit vjen me nje film me metrazh te gjate prane publikut shqiptar i cili eshte nje prodhim i “EM FilmWorks” dhe titullohet “Gone Back”. Filmi ka perfunduar regjistrimet dhe montazhin, e javen e ardheshme nepermjet faqes zyrtare online do keni mundesine te mesoni me shume rreth historise se tij apo datave kur dhe ku do te shfaqet apo ndoshta dhe reklamen zyrtare te filmit.“Gone Back” eshte nje drame psikologjike 80 minuteshe. Ne rolet kryesore interpretojne Astrit Alihajdaraj,Blerim Destani,Hanna Verboom,Karin Jessica Jansen, Refet Abazi,Ynli Titt.Ketu po ju sjellim disa foto nga sheshi i xhirimit. Revista Albaniac.
Adelina Tahiri probleme me kilet e tepërta, as kërcimi s’i bën punë
Ka qenë e ftuar për të kënduar në një mbrëmje muzikore, është veshur me xhinse të shkurta për të ekzaltuar publikun me hiret e saj. Këngëtarja Adelina Tahiri, edhe pse për herë të dytë ka filluar garën e kërcimit në Maqedoni, siç duket ushtrimet e shumta që bën çdo ditë nuk e ndihmojnë për të pasur trup sa më seksi dhe elegant.Ndoshta për faktin se meshkujt duan femra më të plota e jo thatanike dhe ky fakt e ka bërë Adelinën që të mos ia mohojë vetes kënaqësinë e ushqimit.
Probleme per Dafina Rexhepin (Video)
Askush nuk e di si qysh tek, por duket se Dafina Rexhepit po i rreshqet suksesi nga duart. Kengetarja e cila vite me pare kapte nje milion shikime ne YouTube pa kurrfare problemi, me kengen e saj te fundit nuk ka arritur te fitoj as zemrat e fansave.
Subscribe to:
Posts (Atom)