Ardian Bujupi me Dj Dalool sjellin “Penthouse” në… (video)

Ylli shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, ka lançuar projektin e tij të ri, realizuar me deejay-in shqiptar, Dj Dalool. Kënga "Penthouse" tashmë ka dale në shitje në të gjitha dyqanet digjitale në botë, ndërsa i dedikohet në veçanti tregut gjerman-folës. Është kjo kënga e parë e edituar për një label ndërkombëtar që ka refren edhe gjuhën shqipe : "...a po vjen me mue". DJ Dalool ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ftuar fansat që të blejnë këtë këngë në mënyra të ligjshme, duke shkruar: "Për fansat tanë në Gjermani, Zvicër e Austri, kemi punuar shume për projektin e ri me Ardian Bujupin. Prandaj nëse e pëlqeni atë që ne bëjmë dhe e doni atë që e dëgjoni, ju lutem tregoni pak respekt për punën e artistëve dhe blijeni në mënyrë ligjore ... kushton më pak se një kafe". Blerja e këngës "Penthoouse" ne iTunes paraqet përkrahje të veçantë për tregun kosovar dhe është kontribut që muzika e artistëve shqiptarë me refren shqip të shënojë sukses në botë.