Bleona Qereti: Më pëlqen që të këndoj para homosek sualëve


Bleona Qereti, që ndodhet në Angli, ka dhënë një intervistë për portalin “Female First”.
Ajo tregon për këngën e saj “Pass Out”, përgatitur nga Timbaland.Bleona flet për vështirësitë e bashkëpunimit me Timbaland.
Kur e pashë Timbaland, i thashë se dua të bëj një album. Ai u kthye nga unë dhe më tha: “Si e pate emrin? Balunei? Bolonja? Fillimisht zonjë, tani nuk është koha e albumeve, por e single-ve. Njerëzit nuk bëjnë më albume. E dyta, emri yt nuk është Justin Timberlake, ndaj nuk kam asgjë për të të thënë”.
Por Bleona nuk u step dhe arriti të marrë një bashkëpunim me të famshmin Timbaland.Bleona rrëfen se ka pritshmëri të larta tani.Ajo thotë se nuk ka ndërmend që të përziejë muzikën shqiptare me atë amerikane. Bleona shton se nga Shqipëria ka marrë vlerat e themeleve familjare.Sa u përket projekteve, ajo thotë se shumë shpejtë do të këndojë në festivalin më të madh të homoseksualëve në botë, në Majemi, që quhet “White Party”.“E adhuroj që të këndoj për turmat e homoseksualëve. Ata e dinë se cila është pjesa e bukur e muzikës dance. Ju premtoj se do bëj shfaqjen më të mirë dhe do të mposht Lady Gaga-n, Ke$ha-n dhe Mary J Blige që kanë kënduar në këtë festival,” thotë krenare Bleona.