Joana e Jonilda duan Anaidin në dhomë (Video)


Edhe pse ka kohë që janë fikur dritat në dhomat e gjumit të shtëpisë së Big Brother, banorët grumbullohen në dy krevate dhe fillojnë të diskutojnë për turizmin në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Europës. Ata tregojnë përvojat e tyre gjatë pushimeve apo punës në vende turistike, duke shkëmbyer eksperienca me njëri-tjetrin. Joana, Jonilda dhe Anaidi dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë për disa nga banorët brenda shtëpisë dhe mendimin që kanë për ta. Të tre banorët duket se pozicionohen me njëri-tjetrin, duke u munduar të krijojnë një grup midis tyre në një farë mënyre. Vajzat i kërkojnë Anaidit që të shkojë të flejë në dhomën e tyre, duke e ndërruar krevatin me Elonën. “Etleva është kokëderre”, shprehet Jonilda, ndërsa ndryshe mendon Joana, e cila thotë: “Elona do vetëm t’i prekësh pak telat se pastaj është krejt ndryshe”.