Sekreti i radhës, tani ndodhet “pas” dy fotove...

Në ambientin e bibliotekës ndodhen disa foto. Këto foto kanë lidhje me një sekret. Big Brother do t’i thërrasë dy e nga dy banorët të cilët do të futen në ambientin e bibliotekës dhe do të qëndrojnë atje për 5 minuta duke parë fotot.
Banorët duhet të jenë të vëmendshëm për të kuptuar informacionin që merret përmes fotove. Detyra e secilit është të zbulojë llojin e sekretit dhe banorin të cilit i përket.
Prova është individuale dhe secili nga ata duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit. Banori që mendon se ka zbuluar indikacionin duhet ta komunikojë atë vetëm tek dhoma e rrëfimit dhe jo me njëri-tjetrin.
Eldora dhe Xhimi janë çifti i parë që futen në ambientin e bibliotekës për të parë fotot. Pas tyre vijnë Elona dhe Marselini, pastaj Iliri dhe Shpendi e kështu me radhë të gjithë banorët.